Everton refuzon ofertën e ‘çmendur’ të Barcelonës për Richarlison

18:18 | 29 Janar 2020
Arbresh Info

Everton ka refuzuar ofertën me vlerë 100 milionë euro nga Barcelona për sulmuesin, Richarlison.

Klubi anglez nuk dëshiron të humbas yllin e skuadrës dhe në një kohë shumë të shkurtër e ka refuzuar këtë ofertë, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona është duke kërkuar sulmues, sepse Luis Suarez është i lënduar dhe do mungojë për katër muaj.

Barcelonës ishte afër për të transferuar sulmuesin e Valencias, Rodrygo Morena por transferimi dështoi në momentin e fundit.

Në listën e kampionit të Spanjës mbesin yjet, Timo Werner i RB Leipzig dhe Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenal./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme