Everton është duke konsideruar mundësinë për të transferuar ish-yllin e Liverpool, Emre Can i cili ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Manchester United.
Sipas Daily Mirror, trajneri Carlo Ancelotti është i gatshëm të plotësojë kërkesat e Juventusit për shërbimet e gjermanit, transmeton portali arbresh.info.
Inter është tjetër klub që ka interesim për Can, por nuk ka pranuar t’i paguajë lojtarit 100 mijë euro në javë.
Kjo ka bërë që interesimi i Everton të rrite sepse klubi ka nevojë për përmirësime në mesfushë.
Problemi kryesor është se gjermani mund të mos pranojë transferimin në shenjë respekti për klubin e vjetër, “Reds”.
Kartoni i lojtarit kushton 30 milionë euro./arbresh.info.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...