Everton ka filluar negociatat me Napoli-n për sulmuesin, Arkadiusz Milik.
Trajneri i klubit anglez, Carlo Ancelotti ia doli ta rikthejë në formë të shkëlqyeshme Dominic Calvert-Lewin, andaj planifikon ta bëjë të njëjtën gjë me Milik, transmeton portali arbresh.info.
Milik pëson lëndime të shpeshta te “Napolitanët”, mirëpo nën urdhrat e Ancelottit ia doli të shënojë 20 gola në të gjitha garat.
Everton është duke përgatitur të ofrojë 26.5 milionë euro për polakun, por thuhet se Napoli nuk do pranojë asnjë ofertë më të ulët se 44 milionë euro.
Kontrata momentale e Milik skadon në fund të sezonit të ardhshëm, andaj gjiganti italian është duke provuar të fitojë sa më shumë që të mundet./arbresh.info.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...