Everton favorit për James Rodriguez

22:12 | 12 Prill 2020
Arbresh Info

Everton ka avantazhin në garë për transferimin e mesfushorit ofansiv të Real Madrid, James Rodriguez shkaku i prezencës së trajnerit, Carlo Ancelotti-t.

Sipas Express, tekniku italian dëshiron me patjetër ribashkimin me James që e stërviti te Real Madrid dhe Bayern Munich, transmeton portali arbresh.info.

Kolumbiani ka humbur besimin e Zinedine Zidane, andaj këtë sezon ka bërë vetëm 13 paraqitje në ekipin e parë.

Mirëpo, shkaku i disa lëndimeve nuk ka bërë paraqitje që nga tetori i vitit 2019.

I interesuar për James mbesin skuadrat e tjera nga Premierë Liga si Arsenal dhe Tottenham./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme