Everton dhe Nottingham Forest po akuzohen nga Premierliga për shkelje të rregullave financiare. Për Evertonin është kjo akuza e dytë, pasi në nëntor të vitit të kaluar ky klub u dënua me heqje të 10 pikëve.
Tani, edhe Nottingham Forest po përballet me një zbritje të mundshme pikësh pasi akuzohet për shkelje të rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë, dhe Everton mund të humbasë më shumë pikë pasi po akuzohet për një shkelje të mëtejshme të të njëjtave rregulla, sipas Telegraph.
Nottingham Forest and Everton face points deduction after Premier League spending breach charges
— Telegraph Football (@TeleFootball) January 15, 2024
Forest ka 14 ditë për t’iu përgjigjur akuzës përpara se të përballet me një seancë dëgjimore nga një panel i pavarur që do të shqyrtojë rastin dhe do të vendosë për çdo dënim. Klubi mund të presë të mësojë fatin e tyre në fillim të prillit dhe do të ketë të drejtën e apelimit. Avokati sportiv i profilit të lartë, Nick De Marco KC, është angazhuar për këtë çështje.
Evertonit iu zbritën 10 pikë në nëntor për një mbishpenzim prej 19.5 milionë funtesh në 2021/2022 dhe janë në pritje të rezultatit të apelit të tyre. Kjo akuzë e dytë lidhet me llogaritë e tyre për sezonin 2022/23.
Skuadra e Evertonit rrezikon të dënohet dy herë me pikë në të njëjtin sezon për shkelje financiare, megjithëse rezultati i apelimit të tyre do të ketë një ndikim të madh në akuzën e fundit. Një datë për ankesën nuk është konfirmuar.
Klubet e Premier League lejohen të humbasin një maksimum prej 105 milionë funtesh gjatë një periudhe tre-vjeçare, teksa 35 milionë funte janë për në sezon./Arbresh.info/
🚨🏴 BREAKING: Premier League charges Nottingham Forest and Everton with breaching financial rules.
Clubs facing points deductions charged by Premier League with breaching profit & sustainability rules.
Second charge this season for Everton, docked 10 points in November. pic.twitter.com/7j1VVJtqsq
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 15, 2024
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...