Planet për organizimin e Europianit të futbollit këtë verë morën një goditje serioze nga shpërthimi i pandemisë, por me vetëdijen se nuk ka një datë për vaksinën dhe rikthimin te jeta normale, edhe drejtuesit e UEFA-s po studiojnë tani plane alternative.
Turneu është shtyrë për verën e vitit 2021 por drejtori i aktiviteteve në UEFA, Martin Kalen, e la të hapur mundësinë e reduktimit të vendeve organizatore, kjo për shkak të kufizimeve në udhëtim, të masave të sigurisë dhe aspektit shëndetësor.
“Duam të luajmë në 12 shtete të ndryshme por nëse kjo nuk do jetë e mundur për Europianin, nëse ne humbim 1 ose dy qytete për shkak të pandemisë, do ti luajmë ndeshjet në vendet e tjera të zgjedhura. Qytetet e mëdha janë më të vështirat pasi aty kemi programuar numrin më të madh të eventeve. Për shembull Londra. Atje nëse pandemia bëhet më e madhe, nuk mund të presë asnjë ndeshje, as edhe finalen”- tha Kalen.
Zyrtari i UEFA-s alarmon sërish kështu tifozët dhe vendet organizatore, kur të gjithë presin që datat zyrtare dhe rikthimi i opsioneve për tifozët në stadium, të jenë disi lehtësuese për organizimin. Europiani 2021 pritet të nisë me ndeshjen e parë në Romë në 11 qershor, e të përfundojë me finalen e madhe në Uembli në 11 korrik të vitit që vjen.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion