Europa League ka luajtur sfidat e para çerekfinale për këtë sezon. Manchester United ka bindur me një fitore 0-2 ndaj Grandas.
‘Djajtë e Kuq’ realizuan fillimisht me Rashford, ndërsa në fund shënuan me penallti me Bruno Fernandes. Nga ana tjetër edhe Roma ka fituar përballjen e fortë ndaj Ajax, madje me përmbysje falë golave të Pellegrini dhe Ibanez.
Arsenal është shtangur në Londër nga modestët e Slavia Pragas. Topçinjtë gjetën me vështirësi golin e avantazhit me Nicolas Pepe në minutën e 86-të, kurse në minutën e fundit Tomas Holes i siguroi barazimin çekëve.
Edhe në sfidën tjetër, Villareal mposht Dinamo Zagrebin falë penalltisë së Gerard Moreno./balkanweb/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...