Pas një rrugëtimi të gjatë, që ka nisur që prej muajit tetor, edicioni 2017-2018 i Euroleague në basketboll për meshkuj po shkon drejt fundit. Në Beograd, do të luhen sot në mbrëmje dy ndeshjet gjysmëfinale të “final four”, ku janë kualifikuar 4 skuadrat më të mira. Gjysmëfinalja e parë është ajo mes kampionëve në fuqi të Fenerbahce dhe lituanezeve të Zalgiris Kaunas, ndërsa në përballjen e dytë është duel mes Real Madrid edhe CSKA Moskë.
Turqit e Fenerbahce konsiderohen favoritë në sfidën gjysmëfinale ndaj surprizës Zalgiris, edhe pse lituanezët kanë treguar se mund të vazhdojnë surprizat deri në fund. Më e bukur parashikohet sfida tjetër, ajo mes Real Madrid dhe CSKA Moskë, përcjell Telesport.
Ekipi moskovit e ka dominuar sezonin gjatë gjithë kohës, duke qenë më i miri në sezonin e rregullt, por edhe spanjollët kanë treguar se janë rivalë të denjë. Ndaj kjo sfidë konsiderohet si “finalja e parakohshme”.
Euroleague – Final Four
Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, ora 18:00
CSKA Moskw – Real Madrid, ora 21:00
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...