Emocionet e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’ rikthehen sonte me dy ndeshjet e para të çerekfinaleve.
Spanja dhe Gjermani do të përballen prej orës 18:00, në një sfidë që pritet të sjellë duel të zjarrtë pasi që të dy skuadrat konsiderohen favorite për ta fituar këtë Evropian, garë kjo që tashmë ka hyrë në fazën më të zjarrtë.
Spanja dhe Gjermania në këtë sfidat e zhvilluar deri tash në EURO 2024 kanë treguar performancë të lartë, andaj dueli i sotëm mes këtyre dy kombëtareve është si një ‘finale’.
Portugali-Francë, është një tjetër ndeshje e madhe që luhet në kuadër të çerekfinaleve të garës më të madhe në Evropë.
Padyshim se kjo sfidë që fillon në orën 21:00, parashikohet të sjellë një ndeshje të fortë dhe dramatike me synim për të kaluar në gjysmëfinalet e EURO 2024.
Çerekfinalet
18:00, Spanjë-Gjermani
21:00, Portugali-Francë./rtk
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...