Në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani tashmë dihen 21 nga 24 ekipet përfaqësuese që do të garojnë për fronin evropian apo se kush do të jetë trashëgimtari i Italisë, kampion aktual i Evropës.
Kampionati Evropian “Gjermani 2024” do të mbahet nga 14 qershori deri më 14 korrik dhe thuajse të gjitha “përfaqësueset e mëdha” janë kualifikuar.
Ekipe si Anglia, Franca dhe Portugalia janë në nivelet më të larta, por edhe të tjerë si Belgjika, Italia, Gjermania (pritëse), Spanja apo Holanda duan të befasojnë.
Berlini do të presë finalen, por deri në arritjen e qytetit historik gjerman do të ketë një rrugë të vështirë për të kapërcyer për të gjithë pretendentët për titull, shkruan telegrafi.
Austria, Danimarka, Hungaria, Rumania, Skocia, Zvicra, Turqia,
Përveç tyre, kualifikimin e kanë siguruar edhe Shqipëria, Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Serbia apo edhe Kroacia si skuadra e fundit që kualifikohet direkt pasi mundi Armeninë 1-0 këtë të martë.
Heading to Germany for #EURO2024 👊 pic.twitter.com/ZItEgcPzbi
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 21, 2023
Tri vende tjera nga “Play-Offi”
Ka ende tre vende për të vendosur dhe nuk do ta dimë 100% deri në mars. Këtë të enjte, më 23 nëntor, do të bëhet shorti për të përfunduar tre rrugët e “play-off”.
Polonia ose Uellsi tashmë e dinë se do të jenë në ‘Route A’, ku polakët do të luajnë me Estoninë në gjysmëfinale, ndërsa Uellsi duhet të presë për të zbuluar rivalin e tyre.
E njëjta gjë ndodh në ‘Route B’: nuk është plotësisht e qartë se me kë do të përballet Izraeli ose Bosnja, por të dyja, si Polonia dhe Uellsi, do të jenë në shtëpi në gjysmëfinale.
Në ‘Route C’ gjithçka është e qartë: Gjeorgjia kundër Luksemburgut dhe Greqia kundër Kazakistanit.
Në Gjermani 2024 do të ketë vetëm tre ekipe nga 12 pjesëmarrësit në këtë fazë: një për secilën rrugë.
Vazot dhe shorti
2 dhjetori i ardhshëm (e shtunë) do të jetë dita kur do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Euro 2024.
Shorti do të mbahet nga ora 18:00 në qytetin e Hamburgut.
Vazo 1: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia
Vazo 2: Hungaria, Danimarka, Shqipëria, Austria, Turqia, Rumania
Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Holanda, Kroacia
Vazo 4: Italia, Serbia, Zvicra, tri vendet nga “play-off”
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...