Google ADS

Euro 2024 një “minierë ari” – ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

07:41 | 4 Korrik 2024
E.H

Kampionati Evropian thyen rekorde. Është një turne që gjeneron afër 2.5 miliardë euro të ardhura. Federatat, klubet, gjyqtarët dhe futbollistët marrin pjesë në paratë e fituara, që kontrollohen nga UEFA.

Euro 2024 është një “minierë ari”. Është mbi Ligën e Kampionëve dhe çdo garë tjetër, që prodhon më shumë të ardhura. Të drejtat televizive kanë shkuar në 1,440 milionë euro, ndërsa aspekti komercial ka shkuar në 568 milionë euro, siç pasqyrohet në llogaritë e UEFA-s.

Kësaj duhet t’i shtojmë edhe 300 milionë euro nga shitja e biletave dhe më shumë të ardhura që lidhen me stadiumet që mund të arrijnë në 100 milionë euro, gjë që bën që UEFA të gjenerojnë afër 2.5 miliardë euro.

Pas pandemisë, Euro 2020 u zhvillua në vitin 2021, por shifrat po rriten dhe të ardhurat po ashtu. Dhe e vërteta është se organizim perfekt vjen nga UEFA, jo aq nga ana e Gjermanisë. Çuditërisht, por kjo është e vërtet. Nga shuma e përgjithshme, 331 milionë euro shpërndahen për federata pjesëmarrëse.

Trupi më i lartë i futbollit evropian përfshin federatat dhe klubet në të gjitha këto të ardhura. Pa strukturën e njëri-tjetrit, këto turne nuk do të ekzistonin dhe UEFA e di se kujdesi për atë që ata e quajnë piramidën e futbollit është baza e suksesit.

Por sa para marrin lojtarët në gjithë këtë? UEFA nuk u jep drejtpërdrejt para lojtarëve. Në këtë rast, janë federatat që bien dakord për të negociuar të ashtuquajturat bonuse të pjesëmarrjes mes tyre dhe lojtarëve të ftuar.

Paratë nga të tetat

Marca ka marr si shembull rastin e Spanjës. Çmimet kanë ardhur në rritje pasi ka kaluar faza e grupeve. Nga Federata Spanjolle e Futbollit, kalimi i grupeve ka qenë kërkesë minimale, si pikënisje e asaj që pothuajse konsiderohet si detyrim.

Me këtë rast, shpërblimet shpërndahen proporcionalisht me të ardhurat e Federatës gjatë Kampionatit Evropian, por me një përqindje që anon në favor të dhomave të zhveshjes.

Çmimi përfundimtar për çdo lojtar mund të arrijë në 400 mijë euro, që do të jepej nga 28.25 milionë euro që do të fitonte Federata e Spanjës për fitoren në Berlin më 14 korrik.

Gjithçka nis me 9.25 milionë euro për të kaluar në fazën finale, plus një milionë për çdo fitore në fazën e grupeve, të cilave duhet t’i shtojmë 1.5 milionë për të arritur në 1/8 dhe 2,5 të tjera për të arritur në çerekfinale. Prandaj, skuadra spanjolle tashmë ka mbledhur 16.25 milionë euro nga Euro 2024.

Për futbollistët, kalimin nga faza e grupeve vlente 180 mijë euro, shumë që rritet me 75 mijë euro të tjera për daljen në çerekfinale, në 300 mijë euro për të qenë në gjysmëfinale. Siç e cekëm, fitorja në finale vlen 400 mijë euro për çdo lojtar.

De la Fuente dhe stafi stërvitor gjithashtu marrin pjesë në shpërblime.

140 milionë euro për klubet

Edhe klubet marrin pjesë, siç thamë, në paratë që arrijnë në UEFA. Nuk e arrijnë shumën e 331 milionë eurot që shpërndahen për federatat, por 140 milionë euro do të arrijnë te klubet. Në ligat e kategorisë një, të ardhurat ditore për çdo lojtar gjatë turneut janë 10,000 euro në ditë.

Përveç kësaj, UEFA shpërndan praktikisht të gjitha të ardhurat e saj, minus shpenzimet operative. Programi HatTrick , solidariteti dhe pjesa tjetër e federatave do të marrin 571 milionë euro nga Euro 2024, të gjitha këto shkojnë për zhvillimin e futbollit.

Gjyqtarët kryesorë do të morën një shpërblim prej 5000 euro për ndeshje në fazën e grupeve, shumë që rritet me fazat e eliminimit direkt.

Në kualifikuese do të jetë shuma 10 mijë euro. Sa i përket asistentëve dhe gjyqtarëve të katërt, shpërblimi i tyre do të jetë 2500 euro në fazën e grupeve dhe 5000 euro nga 1/8 e tutje.

Sponsorët e tjerë

Deri në 14 firma janë në posterin reklamues të UEFA-s. Katari vazhdon si një nga markat kryesore, në këtë rast me Visit Qatar, shtëpinë e basteve Betano, makinat elektrike kineze BYD, dy marka nga grupi Alibaba (Aliexpress dhe Alipay+) ose kompanitë gjermane Lidl dhe Engelbert Strauss.

Adidas dhe Coca-Cola, shoqërues besnikë të udhëtimit, janë gjithashtu aty.

Ka edhe kompani gjermane si Deutsche Bahn (DB), Deutsche Telekom, fabrika e birrës Bitburger, kompania e sigurimeve Ergo dhe kompania e mishit Wiesenhof, pjesë e reklamave. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme