EURO 2024/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Austri për fazën përgatitore

21:42 | 31 Maj 2024
K.B

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Austri, ku do të zhvillojë fazën përgatitore për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

Më 3 qershor, trajneri brazilian Sylvinho do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët.

Para fillimit të EURO 2024, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy teste miqësore. E para do të jetë ndaj Lihtenshtejnit më 3 qershor dhe katër ditë më pas ndaj Azerbajxhanit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme