Google ADS

Etrit Berisha njeriu i ndeshjes në fitoren e Empolit ndaj Fiorentinës

13:06 | 24 Tetor 2023
D.H

Etrit Berisha ishte vendimtar në fitoren e dytë sezonale të Empolit, ndaj Fiorentinës me rezultat 2-0.

Pritjet e portierëve nganjëherë janë më vlerë edhe se golat e shënuar, ashtu ishin edhe pritjet e gardianit të Kombëtares së Shqipërisë që luan tek Empoli shkruan Arbresh.info.

Sipas “Sofascore”, Berisha ishte më i miri i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.9.

Berisha, gjatë gjithë lojës ka arritur të bëjë pesë gjuajtje, teksa vi edhe tre duele ajrore.

Kjo performancë e Berishës pati më shumë vlera se golat e dy lojtarëve të Empolit, Caputo dhe Gyasi.

Pas kësaj fitore Empoli është në vendin e 17-të me 7 pikë, teksa Fiorentina është e pesta me 17 pikë.

Empoli duelin e ardhshëm e luan ndaj Atalantës, aty ku do të përballen Berisha ndaj lojtarit tjetër të kombëtares kuqezi, Gjimshiti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme