Etrit Berisha brenda pak ditësh do të zyrtarizohet përfundimisht si një futbollist i Atalantas, duke u shkëputur nga klubi i Lazios.
Futbollisti ka gati akordin me klubin e qytetit të Bergamos ku kaloi sezonin e fundit dhe parashikohet të nënshkruajë shumë shpejt një marrëveshje afatgjatë me të.
Sa i përket marrëveshjes financiare për transferimin e tij nga njëri klub në tjetrin, kartoni i Berishës do të vlerësohet 5 milionë euro (nga 7 që mendohej fillimisht) dhe do të jetë pjesë e “paketës” për transferimin nga zikaltërit te klubi kryeqytetas i sulmuesit Papu Gomez.
Futbollisti i cili pak ditë më parë bëri debutimin me Kombëtaren e Argjentinës, është përforcimi që ka kërkuar trajneri Inzagi dhe falë këtij shkëmbimi që përfshin Berishën, ai do të bëhet pjesë e Lazios, shkruan panoramasport.
Përveç kartonit të Berishës, pritet që kryeqytetasit të paguajnë edhe një shifër prej 10 milionë eurosh për lojtarin i cili ka që tani një marrëveshje për rrogën 1,5 milionë euro në vit.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...