Etrit Berisha gati për një tjetër sezon fantastik me Atalantan.
Portieri i Kombëtares Shqiptare ka nisur fazën përgatitore, me ekipin bergamask. Pas teknikut, Gian Piero Gasperini është pikërisht Berisha i pari nga ana e futbollistëve që ka prekur terrenin stërvitor.
Ndoshta një fakt që tregon padurimin e shqiptarit, për të nisur një tjetër sezon fantastik në portën e zikaltërve. Trajneri i Atalatantës i ka bërë të ditur futbollistëve të tij, se ekipi do të zhvillojë çdo ditë nga dy seanca stërvitore.
Në kalendar janë të programuar dhe disa takime miqësore, e më pas për të nisur aventurën e tyre në Ligën e Evropës. Më shumë mundësi do të jetë pikërisht Etrit Berisha ai që do të mbrojë portën në këtë garë, një gjë të tillë e vërteton edhe fakti i blerjes së kartonit të gardiani kuqezi për shumën e pesë milionë eurove.
Atalatan gjithashtu ka prezantuar dhe fanellat për sezonin e ri futbollistik 2017-208 të Seria A. Në prezantim ka qenë i pranishëm dhe Berisha, së bashku me disa shokë të tjerë të skuadrës, transmeton SS.
Berisha në sezonin që u mbyll arriti të bindte drejtuesit e skuadrës, se ai është emri ideal që ofron garanci dhe siguri si në kampionat, por edhe në Ligën e Evropës.
Tashmë Berisha është gati të zhvillojë një tjetër sezon fantastik me fanellën e Atalantës.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...