Legjenda Samuel Eto’o, ka thënë se Barcelona duhet të bëjë çmos që të mos e lejojë largimin e Lionel Messi-t dhe nëse ky i fundit largohet, atëherë klubi duhet të ndryshojë emrin.
Kontrata e argjentinasit skadon verën e ardhshme, por pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munich, spekulimet janë rritur për largimin e mundshëm gjatë kësaj vere, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Messi mund të largohet, ngase gjërat te Barcelona kanë ndryshuar dhe do transferohet te ndonjë skuadër në të cilën beson që mund të fitojë Ligën e Kampionëve.
Mirëpo, Eto’o mendon Barcelona nuk duhet ta lejojë, por nëse argjentinasi vendos të largohet, atëherë klubi duhet të ndryshojë emrin.
“E dua Messi-n si djalin tim, shpresoj më të mirën për të”.
“Barcelona është Messi dhe mendoj se nëse ai vendos të largohet, duhet të ndryshojmë emrin e klubit”.
“Jemi me fat që është në Barcelonë, kemi lojtarin më të mirë në botë dhe të gjitha kohërave, duhet të bëjmë çmos që të sigurohemi që të përfundojë karrierën te Barcelona”, deklaroi ai.
Barcelona ka nisur menjëherë ndryshimet duke shkarkuar Quique Setien dhe Eric Abidal, ndërsa në stolin e tyre do jetë Ronald Koeman./arbresh.info.
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje