Samuel Eto’o e ka parashikuar të ardhmen e tij përpara se të varë këpucët në gozhdë. Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit ka vendosur të hyjë në politikë.
Duke ndjekur gjurmët e ish-kolegut të tij George Weah, që në dhjetor u zgjdh president i Liberisë, Eto’o që është ende pjesë e Konyaspor në kampionatin turk, synon që të bëhet president i vendit të tij, Kamerunit.
“Kam të njejtën ëndërr që kishte Jul Cezari për Romën. Do të formoj një skuadër ministrash që të jenë të aftë të punojnë për vendin tim”, tha Eto’o nëpërmjet një interviste për revistën Jeune Afrique, ku ai ka zbuluar qëllimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet që do të bëhen në muajin tetor, transmeton albeu.
“Kam vendosur të kandidoj. Nuk shikoj pse unë të mos bëj detyrën e presidentit të vendit tim”, tha më tej kamerunasi, që e shikon veten si pasuesi i presidentit aktual Paul Biya. “Do të zgjedh njerëz që kanë shpirtin e kolektivitetit. 11 ministra dhe 7 sekretarë shteti”, tha Eto’o. Më pas Eto’o ka folur edhe për George Weah: “Ai një model për mua? Ndoshta unë për të”, përfundoi Eto’o.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA