Google ADS

Eto’o: Askush s’mund të arrijë më së seç ka arritur Messi, e pamundur

22:12 | 28 Prill 2020
L G

Lionel Messi gjithmonë ka treguar shenja se do të bëhej madhështor, madje edhe kur luante për Barcelonën B dhe është e pamundur që dikush të arrijë më shumë seç ka arritur ai, thotë Samuel Eto’o.

Ish-sulmuesi i Kamerunit, Eto’o ishte bashkëlojtar madhështisë argjentinase nga viti 2004 deri në verën e 2009-s kur u largua për t’iu bashkuar Interit, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.

Eto’o ishte pjesë edhe e sulmues shkatërrues të Barçës që përfshinte Thierry Hery dhe Ronaldinho. Ai i fitoi tre tituj në La Liga dhe dy trofe në Ligën e Kampionëve me katalonasit.

39-vjeçari e pa nga afër zhvillimin e Messit nga një talent i papërpunuar në një superyll botëror dhe në atë kohë kishte thënë se ishte vetëm çështje kohe para se Messi të bëhej lojtari më i mirë në planet.

Duke folur për uebsajtin e La Ligës, Eto’o tha: “Ai kaloi nga ekipi B në ekipin e parë dhe ishte shumë i mirë. Ne e dinim qysh herët se një ditë Messi do të bëhej ai që është bërë sot. Jam shumë i lumtur sepse ai e ka arritur këtë vetë me punë të zellshme”.

Eto’o thotë se ndër aspektet më të kënaqshme të suksesit të Messit është fakti se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë gjithmonë ka qëndruar me këmbën në tokë përkundër arritjeve të mëdha.

“Ai nuk ka ndryshuar aspak. Ai ende është ai djaloshi i mirë të cilin e njoha atëherë dhe e njoh edhe sot. Së fundmi ai tha ‘falë Samuelit’, falë këshillës sime – të cilën nuk e zbuloj këtu – ai ka ndryshuar”, shtoi ai.

“Do të jetë shumë e vështirë, madje e pamundur, që dikush të arrijë më shumë se ai”, theksoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme