Televizioni i famshëm sportiv, ESPN, i ka publikuar vlerësimet e lojtarëve për ndeshjen e mbrëmshme të Liverpoolit, që përfundoi me rezultat 1:1, dhe Xherdan Shaqirin e ka vlerësuar me notën më të ulët nga të gjithë lojtarët e skuadrës së Jurgen Kloppit.
Shaqiri ishte titullar për Liverpoolin në Premierligë për herën e 11-të mbrëmë, kundër Leicesterit Cityt, mirëpo ai nuk arriti që të jetë po aq efektiv sa në ndeshjet e kaluara gjatë këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.
Për shkak se nuk arriti ta dëshmonte veten në këtë ndeshje, Kloppi vendosi ta largojë Shaqirin nga ndeshja në minutën e 67-të, kur në vend të tij hyri Fabinho.
Përderisa asnjë lojtar nuk arriti të marrë vlerësim më të lartë sesa Sadio Mane (tetë pikë nga dhjetë), i cili e shënoi golin e vetëm për Liverpoolin në këtë ndeshje, Shaqiri e mori vlerësimin më të ulët (katër).
“I kishte 67 minuta me të vërtetë të qeta. Ai duhet t’i rikthehet formës së tij, të cilët e kishte shfaqur në fillim të sezonit dhe që ia kishte bërë të vështirë Kloppit ta linte atë jashtë skuadrës”, shkruan ESPN.
Fillimisht, djemtë e Jurgen Kloppit kishin qenë në epërsi përmes golit të shënuar nga Sadio Mane, megjithatë ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, pasi që qendërmbrojtësi Harry Maguire arriti ta shënojë një gol për Leicesterin.
Pika e fituar nga kjo ndeshje e shton distancën mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, mirëpo Klopp dhe tifozët në Anfield mbetën të zhgënjyer që nuk e shfrytëzuan plotësisht dhuratën e Pep Guardiolës, i cili kishte pësuar disfatë një ditë më parë.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...