Mediumi më i madh sportiv në botë, ESPN, ka realizuar një rrëfim të veçantë për tregimin e suksesit të përfaqësueses së Kosovës dhe rrugëtimit drejt Euro 2020 vetëm një dekadë pas shpalljes së pavarësisë.
Në momentin që Arbër Zeneli e pranoi topin, elektriciteti mbushi ajrin. Kjo nuk është e pazakontë: Anësori i majtë është një prej lojtarëve të ngarkuar për të ngritur lart Kosovën dhe në momentin që ata patën më shumë nevojë, ai e bëri përsëri.
Kosova ishte frustruar nga goli i Bullgarisë që mbrohej dhe pas me gjysmë ore të mbetura në ndeshjen e të hënës, ishte fare pranë një humbje të papritur. Më pas me një prej depërtimeve më të mprehta që mund të shihet në futboll, pasi tejkaloi mbrojtësin e tij, Arbër Zeneli langoi një goditje në portë e Zeneli ngriti gjithçka në këmbë dhe tensini u zhduk në ajër.
“Dream on, Dardanians” (Vazhdoni ëndërroni, Dardanë), shkruante në koreografinë e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” para se ekipet të shkelnin në fushë. Teksa mbrëmja po merrte formë, tifozët e Kosovës po vazhdonin të besonin në aët, që për aq shumë kohë, ishte thjesht e pabesueshme.
Askush nuk e mendoi pesë vjet më parë se Kosova, një vend i shkatërruar nga lufta që deklaroi pavarësinë në vitin 2008 do të prodhonte një prej ekipeve më të reja dhe më të talentuara të futbollit në Evropë.
Gjatë viteve të 90-ta, teksa tensionet me regjimin serb u intensifikuan, ishte cilësuar si tejet e rrezikshme që të luhet sporti në publik. Tani ekipi është 12 ndeshje pa humbje dhe nuk ka shfaqur shenja se do të ndalet së shënuari gola me një stil fantastik loje që na duket si rikujtim i kohëve të vjetra të një tjetër kombëtareje.
“Brazili i Ballkanit” është një cilësim që i ka ndjekur në këtë rrugëtim dhe tashmë nuk duket vetëm “cilësim i tillë”.
“Unë do t’i tregoj Anglisë se Kosova nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Christian Eriksen të enjten pas barazimit prej 2-2 në Prishtinë.
Kosova është “delja e zezë” në grupin kualifikues të Anglisë për Euro 2020. Barazimi i tyre prej 1-1 ndaj bullgarëve i vë ata në pozitë të mirë në rrugëtimin kualifikues, por tashmë ende pa filluar këto kualifikime Kosova gjendet dy ndeshje larg historisë.
Në rast të fitores ndaj Maqedonisë dhe më pas ndaj Bjellorusisë ose Gjeorgjisë në playoffin e Ligës së Kombeve që zhvillohet marsin e vitit tjetër, e ku Kosova mund të kuliaifkohet në Kampionatin Evropian pa pasur nevojë për rrugëtimin klasik kualifikues dhe në rast se kjo ndodh, do të merr formë një prej tregimeve më fantastike, ku do të realizohej e pamundshmja.
“Erdhëm bashkë, por nuk e njihnim njëri-tjetrin”
Samir Ujkani kujton shiun në Mitrovicë që ja turbullonte pamjen.
“Kisha lot në sy kur kam parë gjithë ata njerëz në stadium”, tha ai. Në moshën 30 vjeçare, kapiteni i Kosovës dhe portieri nuk mund të konsiderohet vetëm “veteran”, pasi që askush tjetër nuk ishte atë kohë në skuadër, atëherë kur filloi gjithçka.
“Ne erdhëm ashkë, por nuk e njihnim njëri-tjetrin”, ka thënë Ujkani për skuadrën që u ballafaqua me Haitin më 5 mars të vitit 2014 në Veri të Kosovës, duke luajtur në një fushë tejet të keqe që e bëri barazimin pa gola të vështirë për t’u shikuar.
Kosova nuk ishte ende antare e FIFA-s, por pas një beteje të ashpër që zgjati më shumë se gjysmë dekade, Kosovës ju lejua mundësia për të zhvilluar ndeshje miqësore. U caktuan skuadra të nivelit të ulët nga Skandinavia dhe Evropa qendrore për të zhvilluar miqësore që kishin vlera simbolike të cilat ishin më të mëdha se sa rezultati.
“Para ndeshjes, ne kemi pasur dy seanca stërvitore dhe nuk njihnim as emrat e njëri-tjetrit. Ishte sikur, “Tung” në një ditë dhe “Si e ke emrin” në ditën tjetër. Por, ne kemi pasur këtë ndjenjë, drejtpërdrejt, se ishim vëllezër”, shtoi Ujkani.
Këto stërvitje u zhvilluan në një fushë në Obiliç, fare pranë Prishtinës.
“Fusha nuk ishet e mirë. Do të mund të kishit probleme me gju dhe nyje”, tha Ujkani për fushat në të cilat Kosova u detyrua të stërvitej fillimisht. Mbi fushë ishte termocentrali i KEK-ut, i cili po e ndotë ajrin.
“Nuk ishin momente të lehta”, tha ai, duke kujtuar ditët e hershme.
Atë kohë, ata u menaxhuan nga Albert Bunjaki, i cili mbolli farat e suksesit të Kosovës duek e çuar ekipin aq larg s aka pasur mundësi.
Ai punoi për vetëm 600 euro në muaj nga viti 2009 deri në vitin 2016 dhe shumë herë pagoi shpenzimet e tij dhe të asistentit. Trajneri gjenial kosovar që jeton në Suedi e ka udhëhequr Kosovën në kualifikimet e Botërorit pasi FIFA dhe UEFA më në fund i dhanë dritën e gjelbërt Kosovës në maj të vitit 2016.
Kosova barazoi në kualifikimet e para në udhëtim te Finlanda, pro humbi në nëntë ndeshjet tjera. Bunjaki dha dorëheqje dhe durimi nuk ishte komoditet në këto ditë të hershme, ndërsa Ujkani konfirmon bazën e dobët prej të cilës është dashur të punojë Bunjaki.
“Alberti e bëri këtë ekip. Ai na bëri bashkë dhe nuk ka pasur punë të lehtë. Ne nuk kemi pasur fusha. Ne nuk kemi pasur një stadium të përshtatshëm. Ne do të udhëtonim për orë të tëra me autobus në
Shkodër për të luajtur ndeshjet në shtëpi në Kampionatin Botëror. Tani, organizimi i federatës është perfekt. Kosova duhet gjithmonë t’i falënderohet Albertit”.
“Ne kemi humbur tri ndeshje, por jemi rritur si grup së bashku dhe kemi ditur se do të dalim nga ky moment i keq. Ishte start i vështirë, por ne është dashur që ta rregullojmë dhe ta tejkalojmë. Djemt luftuan. Grupi u rrit. Mentaliteti ishte aq i fortë”, theksoi Ujkani.
Pasuesi i Bunjakit, trajneri mjaft me përvojë Bernard Challandez, ishte caktuar si trajner në mars të vitit 2018 në tentim për të rivënë trajektoren e ekipit. “Unë pranova këtë punë sepse kam pasur ndjenjën se këtu ka potencial”, tha Challandes i cili po qëndronte në barin e Emerald Hotel afër Prishtinës, aty ku po qëndronte ekipi përfaqësues. “Ne jemi si një bebe e vogël, pak vite të rritur. Ne duhet të mësojmë të gjitha”.
“Ne duam të japim gjithçka për njerëzit”
Nën drejtimin e Challandez, Kosova lulëzoi. Ata shënuan 15 gola në gjashtë ndeshje të Ligës së Kombeve dhe u dukën ekip klasi për Ishujt Faroe, Maltën dhe Azerbajxhanin në grupin D3. Shumë deklarata të trajnerit me mediat e Kosovës fokusohen në nevojën për qetësi dhe mos entuziazmim. Ai është në dijeni për thesarin që ka në dispozicion dhe e detekton progresin në shkathtësinë e ekipit të tij për të baraspeshuar fuqinë ofensive, e cila ka qenë konstant prezente te lojtarët vendas qysh nga ditët e Jugosllavisë me një qasje më pragmatike.
“Ne tashmë kemi gjetur një përzierje të mirë mes sulmit dhe mbrojtjes. Lojtari tipik i Kosovës është i orientuar më shumë kah sulmi dhe unë ndonjëherë duhet ta luftoj këtë. Por, ne po ashtu duhet të shfrytëzojmë kualitetet e lojtarit e të shfrytëzojmë identitetin tonë si ekip i Kosovës. Ekipi i Kosovës gjithmonë duhet të jetë ai që tenton të luajë futboll”, tha Challandes.
Challandes pranon se ai është dashur të mësojë disa gjëra prej se arriti. Rrjeti i shokëve, familjet, agjentët dhe mediat nga jashtë e nga brenda përfaqësueses shpeshherë e lodhin atë, por ai po ashtu e di se ka pak mundësi që të kërkojë mbylljen hermetike që mund ta realizojnë Anglia ose Gjermania. Shumë lojtarë u lindën jashtë Kosovës, për shkak të largimit të prindërve nga lufta, e ndërkaq koha mes stërvitjeve dhe ndeshjeve është mundësi për të krijuar lidhje fundamentale me rrënjët prej nga vijnë.
“Është mirë të shoh të gjithë. Po ashtu takoheni me familjen dhe të jep energji e motivim”, tha Zeneli, anësori i Reimsit.
Përmirësimet e Kosovës në sulm vijnë për shkak të Zenelit, i cili ka shënuar shtatë gola për përfaqësuesen që nga viti 2018. Ai dhe Milot Rashica janë dy prej lojtarëve më interesant të ekipit. Ata janë bartësit e këtij ekipi të ri eksploziv të Kosovës që ka një radhë të gjatë të talenteve nga diaspora që kanë pranuar të luajnë për Kosovën që prej asaj ndeshje ndaj Haitit për t’i dhënë kështu forcë dhe thellësi në kualitet ekipit.
Arijanet Muric, portieri premtues i Manchester cityt, ishte lindur në Zvicër, por ka nënshkruar vitin e kaluar dhe aktualisht preferohet para Ujkanit në 11-shen startuese ët Kosovës. Valon Berisha, lojtari i Lazios që ka 20 paraqitje me Norvegjinë, “debutoi” ndaj Finalndës dhe është ndikues me prezencën e tij. Dyshja nga FC Zurich, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu, qëndruan jashtë ndeshjes ndaj Danimarkës për shkak të lëndimeve.
Shumica e këtyre lojtarëve u ftuan personalisht nga i palodhshmi Bunjaki, i cili rrugëtoi nëpër Evropë me shpenzimet nga xhepi i tij për të mbajtur kontakte me lojtarët dhe familjet e tyre. Challandes vazhdoi të punonte për të siguruar lojtarët tjerë, lojtarë të rinj që luajnë në klube tjera si Meritan Shabani i Bayernit dhe ylli i ri i Barcelonës, Labinot Kabashi. Numri i lojtarëve potencial përreth kontinentit duket i pafund teksa Kosova po bëhet një forcë në ndërtim e mundësia që të përgjigjen pro bashkimit me këtë ekip të lojtarëve tjera vetëm sa po rritet.
“E mora vendimin me zemrën time”, tha Zeneli, i cili ka lindur në Suedi dhe ishte në skuadrën e Suedisë U-21 që e fitoi Kampionatin e UEFA U-21 në vitin 2015. Ai nuk u paraqit me kohë për Kosoëvn që të luajë në kualifikime. Dokumentet e tij ishin duke u punuar, teksa pesë lojtarë tjerë në formë emocionale prisnin sqarimin përfundimtar për të luajtur për Kosovën, vetëm pak orë para fillimit të kualifikimeve. Zeneli e bëri debutimin muaj më vonë dhe thotë se përmirësimi që nga ajo kohë ka qenë fantastik.
“Për mendimin tim, tash ne kemi një emër. Njerëzit janë në dijeni se ky ekip përfaqësues nuk është këtu vetëm për të luajtur ndeshje, por ne duam të fitojmë secilën ndeshje. Na ka marrë pak më shumë kohë që t’i marrim lojtarët, por tani ne jemi përshtatur”.
“Së pari, u duk shumë individuale, por tani unë mendoj se ne kemi ndërtuar një ekip si familje. Të gjithë po luajnë për njëri-tjetrin tani, dhe unë mendoj se ky është dallimi më i madh në këtë ekip krahasuar me fillimin. Unë nuk mund të flas për tjerët, por unë ndjej se disa njerëz luanin më shumë për vete. Tani të gjithë luftojnë për njëri-tjetrin. Të gjithë bëjnë ngapak punë për ekipin dhe gjëra pozitive do të vijnë”, deklaroi Zeneli.
Ndoshta është thjesht për shkak të pjekurisë. Kosova ka një moshë mesatare prej 23 vjeç, e disa prej tyer ishin, siç thotë Ujkani, ende në adoleshencë kur u përballën me ekipe si Kroacia. Ata u përballën me kundërshtarë që kishin top cilësi dhe me pritjet e një vendi mjaft të entuziazmuar. Të dielën u shënua 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe të Sllobadan Milloshevicit. E kalaura tash shërben si motivim për të formësuar të ardhmen.
“Ndoshta jo të gjithë e dinë historinë e Kosovës, atë të luftës, por ne duam të japim gjithçka për këta njerëz. Emocionet, mbështetja që ne marrim nga të gjithë, është masive. Vini në një pozitë ku dëshironi të jepni gjithçka nga vetja – për të gjithë. Unë ndihem aq i lumtur sa herë që vij këtu dhe gjithçka vjen kaq natyrale”, theksoi Zeneli.
Ku po shkon Kosova?
Ka pasur lot në sy përgjatë rrugëtimit, por ka pasur lot pikëllimi po ashtu. Eroll Salihu po qëndron në stadiumin “Fadil Vokrri” teksa ekipi po stërvitej para ndeshjes ndaj Bullgarisë. Në anën e kundërt të tij po qëndron një baner në të cilin shkruante, “Vokrri, drita jonë që shkëlqen”.
Vokrri ishte president i FFK-së përgjatë gjithë përpjekjes për t’u pranuar nga institucionet më të larta të futbollit. Në krah të tij ishte gjithmonë Salihu, sekretari i përgjithshëm i federatës. Rrallë shiheshin të ndarë nga njëri-tjetri teksa po udhëtonin për të siguruar mbështetje për kauzën e tyre. Ata bënë punë të jashtëzakonshme si dyshe dhe kur Vokrri vdiq papritur në qershor në moshën 57 vjeçare, Kosova kujtoi një prej shërbyesve më të shëlqyer.
“Shumë herë kam qarë dhe kam tentuar t’i fshehë lotët”, thotë Salihu duke treguar për reagimin e tij teksa po qëndronte brenda stadiumit të rinovuar të cilit i është vënë emri i Vokrrit pas vdekjes së tij.
“Edhe tani e kam të vështirë ta përmend atë. Ishte 10 vjet më parë. Dhjetë vjet. Ju e dini se sa vështirë ishte procesi i pranimit”.
Vokrri, siç tha Ujkani, “vdiq si hero…ai krijoi një mrekulli”. Është një burim i komoditetit, që Kosova ka nderuar kujtimin e vocrrit me paraqitje kaq të shkëlqyera në stadiumin me emrin e tij “Fadil Vokrri”. Ata spastruan secilin kundërshtar në Ligën e Kombeve dhe për pak sekonda nuk e mposhtën Danimarkën. Kjo arenë, në të cilën vocrri shkëlqeu si lojtar për Prishtinën në ligën e Jugosllavisë, ka një aurë të ngjashme të asaj kohe edhe pse e ka humbur pak magjinë dhe pamjen nga e kaluara.
“Më kujtohet ndeshja ndaj Ishujve Faroe vitin e kaluar (ndeshja e parë në stadium). Kapiteni i tyre erdhi dhe më tha: ‘Dua të të falënderoj sepse ishte një pre ndeshjeve më emocionale të karrierës time për shkak të këtyre tifozëve dhe atmosferës”, tha Ujkani.
Satdiumi është simboli i pamjes së re të Kosovës.
“Vertet ka qenë proces hap pas hapi, por ne nuk kemi pritur përmirësim kaq të shpejtë”, ak thënë Salihu për infrastrukturën e futbollit në vend.
“Ne po përfitojmë nga antarësimi në FIFA dhe UEFA. Ne mund të investojmë në rini, në ndeshjet e femrave dhe në përfaqësuesen e meshkujve dhe rezultatet janë inkurajuese”, u shpreh Salihu.
Gjashtë prej ekipeve të Superligës tash mund të përdorin fusha artificiale dhe niveli i organizimeve është larg më i mirë se nga ditët e para pranimit në FIFA, kur klubet e Superligës paguanin lojtarët me para “kesh në dorë”. Është larg nga koha kur shqiptarët e Kosovës është dashur të luajnë në fshehtësi për të shmangur forcat armike serbe teksa rreziku për luftë u rrit, e tani ekipi i futbollit përballet me botën më krenar se kurrë.
“Ne mund të ëndërrojmë”, ka thënë Challandes për kualifikimin në Euro 2020.
“Në kokën time, e ndoshta këtu me ekipin, ne duhet të ëndërrojmë. Unë gjithmonë kam thënë se gjithçka e bukur filloi si një ëndërr. Kështu që, pse jo”.
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...