Google ADS

ESPN: Një tjetër raketë nga Xherdan Shaqiri! (FOTO)

19:13 | 15 Prill 2017
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit me skuadrën angleze Stoke City.

Ylli kosovar krijoi një asistim të bukur dhe shënoi një super gol në fitoren 3 me 1 ndaj Hull Cityt, shkruan portali arbresh.info.

Shaqiri asistoi në golin e minutës së 6′ të shënuar nga sulmuesi Marco Arnautovic dhe realizoi një super gol nga distanca gjatë pjesës së dytë vetëm dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Lexo më shumë: Super gol nga Xherdan Shaqiri (VIDEO)

Kanali televiziv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ‘ESPN’ ka vlerësuar lartë golin nga reprezentuesi i Zvicrës, i cili u rikthye në fushë pas një kohe të gjatë qëndrimi jashtë linjave për shkak të lëndimeve.

“Një tjetër raketë (simbol) nga Xherdan Shaqiri”, shkruan ‘ESPN’ në profilin e saj zyrtar në Twitter./arbresh.info

https://twitter.com/ESPNFC/status/853286192401588225

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme