Eskalon Tahir Batatina pas ndeshjes: “U msu me kta t’Klines ky, hajt se vjen n’Prishtinë najher, takohet me mu”

18:33 | 14 Prill 2024
D.H

Llapi u ndal me barazim 1-1 nga Dukagjini në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në Futboll.

Pas këtij barazimi llapjanët kanë bërë një hap fals drejt titullit kampion, shkruan Arbresh.info.

Por këtë barazim asesi nuk e përballoi dot trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Teksa nuk mund të përmbante veten njëri ai dikujt iu drejtua dhe i tha se do të vjen ndonjëherë në Prishtinë të takohej me të.

“U msu me kta t’Klines ky, hajt se vjen n’Prishtinë najher, takohet me mu”, u shpreh i nevrikosur Batatina.

Llapi është i treti dhe ka 55 pikë katër më pak se Ballkani lider e dy më pak se Drita që mban pozitën e dytë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme