Presidenti i UFC-së Dana White ka dalë me një deklaratë publike rreth eskalimit të rivalitetit mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, të cilin e cilësoi të papranueshëm.
Rivalët e përbetuar janë duke thumbuar njëri-tjetrin përmes mediave, që nga ndeshja tashmë e famshme e UFC 229, në të cilën Nurmagomedov fitoi me dorëzim në raundin e katërt, raporton Gazeta Express.
Nurmagomedov ishte i pari që ndezi zjarret mes dy taboreve, duke bërë shaka me atë që dukej si pensionim nga ana e Conor McGregor nga sporti i arteve të përziera marciale.
”Nesër ai do të thotë që do të kthehet dhe gjithë mediat do të flasin për atë. Këtë e do ai”, tha Khabib në disa pyetje të gazetarëve të martën në Rusi.
”Ai nuk ka përfunduar ende. Ai nuk arriti një marrëveshje me UFC-n dhe tani po luan bllofin. Conor sillet sikur një grua xheloze, që thotë do të lë tërë kohën, por më pas kthehet”.
McGregor nuk i priti mirë këto komente dhe lëshoi një seri të postimeve në “Twitter” ndaj kampionit të peshave të lehta në UFC.
Në sulmet e tij irlandezi akuzoi 30-vjeçarin që po i frikësohet një revanshi. Pastaj ai në mënyrë kontraverse ofendoi gruan e Khabibit.
Conor postoi foto të dasmës së Nurmagomedov, me përshkrimin “gruaja jote është një peshqir”.
Fotoja tregonte gruan e Khabibit që kishte veshur një vello për të fshehur fytyrën e saj. Ky postim ishte parë nga shumë si fyerje raciste.
Dhe menjëherë pasi pa këto shkëmbime, presidenti i UFC’së, Dana White doli me një deklarata rreth çështjes.
“Jam i vetëdijshëm për shkëmbime në media mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor. Situata e tanishme ka eskaluar në një nivel të papranueshëm.” deklaroi White.
Ai pastaj tregoi që UFC’ja me instrumente gjegjëse do mundohet të qetësojë situatën e krijuar mes dy kampeve.
Gjithsesi vetëm pak pas deklaratës së Dana White, Conor dërgoi edhe një sulm verbal ndaj Khabibit. “Befasi: poshtë peshqirit është një dhi”, postoi ”The Notorious” në Twitter, duke ofenduar gruan e Nurmagomedovit.
Khabib nuk pritet të kthehet në ring deri në shtator, pasi ai është ende i suspenduar pas asaj që ndodhi në ndeshjen ndaj Conorit në UFC 229.
“Është një ato nga gjërat me të, ai është në pezullim dhe pastaj ai nuk lufton gjatë Ramazanit. Kjo e vendos rrikthimin e tij në shtator”, kishte thënë Dana White.
McGregor është ende i suspenduar nga UFC-ja prej ndeshjes ndaj Khabibit, dhe suspendimi i skadon me 6 prill. Megjithatë e ardhmja e tij është e panjohur pasi që ai deklaroi njëherë pensionim nga sporti.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...