Lojtari i Athletic Bilbaos, Inaki Williams, kritikoi vendimin e Federatës Spanjolle të Futbollit për të luajtur Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.
Pas humbjes në gjysmëfinale ndaj Barcelonës (2-0), sulmuesi i Bilbaos u ankua se ky turne u luajt larg tifozëve.
“Për ne, edhe pse kishim pak tifozë, loja u luajt jashtë. Është turp sepse është një lojë shumë tërheqëse dhe po të ishte luajtur më afër, stadiumi do të ishte mbushur me shumë tifozë tanë. Është turp pasi ju duhet të udhëtoni qindra kilometra nga njerëzit tanë, nga familjet tona”, ka thënë fillimisht Williams.
Williams nuk u ndal me kaq dhe tha se nuk ka kuptim të luash në Arabinë Saudite.
“Nuk ka kuptim të luaj në Arabinë Saudite, por futbolli është i tillë tani. Është turp, është turp dhe trishtim për mua”, shtoi sulmuesi i skuadrës baske.
Real Madrid dhe Mallorca takohen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës, teksa finalja është caktuar për 12 janar.
Pritet që Reali dhe Barcelona të arkëtojnë rreth 6 milionë euro nëse shfaqen në finale. /Telegrafi/
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...