“Është superekip, por do përpiqemi t’i dominojmë”, Xavi flet për El Clasicon ndaj Real Madridi

10:09 | 12 Janar 2024
KRG

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk ka ngurruar ta lavdëroj rivalin e tyre të përjetshëm, Real Madridin, përpara El Clasicos së parë të sezonit, por ka shtuar se ekipi i tij do tentojë ta fitojë Superkupën e Spanjës.

Fitorja 2-0 e Barcelonës ndaj Osasuna të enjten në mbrëmje ka krijuar një Super El lasico në Superkupën e Spanjës, e cila do të zhvillohet të dielën, me Real Madridin që ka kaluar gjithashtu në finale pas një fitoreje 5-3 ndaj Atletico Madrid 24 orë më parë në Riad.

Do të jetë viti i dytë radhazi që Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në finale të kësaj gare. Janarin e kaluar ishin katalanasit ata që dolën fitues, duke fituar 3-1 me atë rast.

Megjithatë, duhet të jetë një ndeshje shumë e ndryshme këtë herë – të paktën kështu ka thënë trajneri i Barcelonës, Xavi.

“Real Madridi është më i mirë se vitin e kaluar. Ata janë një superskuadër, por ne do të përpiqemi t’i dominojmë ata dhe të luajmë me ta në baza një me një. Nuk do të ndryshojmë shumë dhe jemi shumë të motivuar”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Kam besim se do të fitoj për shkak të mënyrës sonë të lojës, metodologjisë sonë dhe mënyrës sonë të konkurrimit kundër Real Madridit. E bëmë këtu vitin e kaluar dhe e bëmë në El Clasico më herët këtë sezon deri në minutën e 60-të”.

“Këtu duhet të shkojë loja, për ta dominuar dhe për t’u larguar më shumë. Le të shihet ADN-ja jonë më shumë se kurrë. Jemi shumë të motivuar dhe është koha për të treguar lojën tonë të mirë”, përfundoi trajneri i Barçës.

Cilido qoftë rezultati të dielën, duhet të jetë një rast i shkëlqyer, pavarësisht se ndeshja nuk është në Spanjë. Barcelona është shumë e motivuar për hakmarrje ndaj Real Madridit, megjithëse Los Blancos do të jenë po aq të gatshëm për të, pasi të dyja skuadrat synojnë trofeun e tyre të parë të sezonit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme