Google ADS

Është pothuajse e sigurtë, Arthur do të mbetet te Juventus

15:43 | 30 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Arthur Melo dukej sikur do të ishte një nga lojtarët e parë të Juventusit që do të largohej nga klubi në këtë afat kalimtar.

Braziliani ka luftuar për të bërë një ndikim në “Allianz Stadium” dhe ai kishte qenë objektiv i Arsenalit këtë merkato.

Klubi anglez ka qenë në bisedime me Juventusin, por të dy gjigandët evopianë nuk mund të arrijnë një marrëveshje.

“Calciomercato” raporton se Topçinjët kanë pohuar se ata e duan atë vetëm në një marrëveshje të thjeshtë huazimi gjashtëmujore.

Është një ofertë që Juventusi nuk e pranon dhe që mund ta shohë ish-lojtarin e Barcelonës të mbetet në Itali.

Raporto thotë se mejgithëse Juve mbetet e hapur për të shkarkuar atë sipas kushteve të tyre, ai duket më shumë gjasa të qëndroj në Torino tani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme