Kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner ka mbrojtur bashkëlojtarët e tij, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, për festimet e tyre shumë të diskutuara gjatë fitores 2 me 1 ndaj Serbisë.
Të dy lojtarët bënë shqiponjën me duar derisa po festonin golat që i siguruan tri pikë Zvicrës kundër kundërshtarit të tyre në Grupin E, transmeton portali arbresh.info.Babai i Xhakës ishte një i burgosur nga Serbia, pasi shpenzoi tri vite në burg për protestat kundër sundimit komunist të Jugosllavisë në Kosovë. Prindërit e tij u zhvendosën në Zvicër para se Xhaka të lindej, por ai qëndron shumë i lidhur me vendlindjen e babait të tij.
Shaqiri ka lindur në Gjilan, por ishte detyruar gjithashtu të zhvendosej në Zvicër me prindërit e tij shqiptarë qysh në moshën katër vjeçare. Ai fitoi shtetësinë zvicerane përmes qëndrimit dhe familja e tij nuk ishte në gjendje të rikthej në vendlindjen e tyre kur lufta shpërtheu.
Serbia refuzoi njohjen e pavarësisë së Kosovës, pavarësisht shpalljes në vitin 2008, dhe tensionet vazhdojnë të jenë të larta. Kjo ishte diskutuar nga lojtarët dhe trajnerët para ndeshjes të së premtes në Kaliningrad dhe Lichtsteiner beson se ky sfond politik e bëri ndeshjen të vështirë për bashkëlojtarët e tij.
“Ne kishim shumë presion, nuk ishte një ndeshje e lehtë për ne”, ka thënë Lichtsteiner për ‘Goal’, transmeton portali arbresh.info. “Ne kemi shumë shqiptarë, pra këtu ka shumë histori mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ata”
Lojtari i transferuar së fundmi te Arsenali beson se bashkëlojtarët e tij ishin në dakord me rregullat gjatë festimeve të tyre, pavarësisht mundësisë që Xhaka dhe Shaqiri të përballen me gjoba nga FIFA.
“Ishte një gjë e mirë. Pse jo? Kjo është histori për ata”, ka thënë qendërmbrojtësi. “Lufta ndërmjet tyre ishte shumë e vështirë. Kam folur me babain e njërit prej lojtarëve tonë që është shqiptar dhe ai më ka treguar për këtë histori. Ky është më shumë se futboll. Ky është më shumë se futboll sepse ata kanë këtë periudhë, këtë luftë që iu dha atyre të dyve shumë probleme”
“I kuptoj ata. Mendoj se është normale, është pjesë e jetës së tyre. Po ashtu kishte një provokim të madh para ndeshjes nga ata [Serbia], prandaj mendoj se është normale”
Zvicra luan ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve kundër Costa Ricas./arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor