Eden Hazard ka folur për BT Sport pasi shënoi dy herë për t’i ndihmuar Chelseas në finalen e Evropa Ligës duke mposhtur 4 me 1 skuadrën e Arsenalit.
“Mendoj për tifozët, për djelmoshat, për trajnerin, për stafin, ky është një trofe i mrekullueshëm për ta fituar”, ka thënë Hazard, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e di ende [se ku qëndron e ardhmja ime], mendoj se do të vendoset brenda pak ditës. Qëllimi im sot ishte për të fituar trofeun. Kjo ishte gjëja e vetme në mendjen time”
“E kam marrë vendimin tashmë. E kam thënë dy javë më parë. Tani varet nga klubi. Të dy klubet. Unë jam duke pritur. Do të shohim. Ne do ta mësojmë këtë pas disa ditësh”
“Mendoj se është një lamtumirë. Por, në futboll ju nuk e dini asnjëherë. Ëndrra ime ishte për të luajtur në Premierë Ligë dhe e kam bërë për shtatë vite te njëri nga klubet më të mëdha në botë. Ndoshta është koha për një sfidë të re”, përfundon Hazard./arbresh.info/
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushta...