Google ADS

“Është koha për një aventurë të re” – Alisson konfirmon largimin nga Roma

19:51 | 18 Korrik 2018
Arbresh Info

Alisson Becker ka falënderuar tifozët e Romas duke deklaruar se “është koha për një aventurë të re” derisa portieri po i afrohet transferimit te Liverpooli.

Skuadra në Anfield ka rënë dakord për të paguar 70 milionë euro te Roma në mënyrë për të siguruar shërbimet e reprezentuesit brazilian pas fillimit të bisedimeve në fillim të kësaj jave, transmeton portali arbresh.info.

Alisson është menduar se është i hapur për transferim në Premierë Ligë, megjithëse kushtet personale dhe testi mjekësor ende nuk janë finalizuar.

Por, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, portieri ka dhënë sinjale të qarta rreth qëllimeve të tij.

“Dua t’i falënderoj tifozët e AS Romas”, ka thënë Alisson derisa ishte në aeroportin Ciampino të Romës. “Tani është koha për një aventurë të re”

Alisson pritet të arrijë te Liverpooli këtë mbrëmje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme