“Është koha për ndryshim. Nëse presim më gjatë, do të jetë vonë”. Ky ishte mesazhi i bashkëshortes së Thiago Silvës për Mauricio Pochettinon, trajner i Chelseat, pas humbjes së fundit në Premier League.
Në konferencën për media, gazetarët i kërkuan një koment trajnerit argjentinas për këtë polemikë.
“Thiago erdhi të fliste me mua sot, nuk do të tregoj se për çfarë folëm, por më e rëndësishmja është që u sqaruam”, u shpreh Pochettino.
“Gjërat po shkojnë mirë me të, kjo ka qenë e dallueshme që kur kam ardhur këtu”, shtoi tutje ai.
Çështja u mbyll, por shumë tifozë të bluve po kërkojnë ende me zë të lartë një ndryshim në drejtimin e skuadrës. Humor i keq u shfaq edhe gjatë ndeshjes kundër Wolverhamptonit, e humbur 4-2, ku u dëgjuan thirrje në favor të rikthimit të manjatit rus, i detyruar të shesë klubin pas sanksioneve të qeverisë britanike për pushtimin pjesërisht të Ukrainës nga Rusia./ss
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre