Është hapur afati kalimtar, por kush janë lojtarët më të kërkuar?
Fillimi i janarit do të sjellë edhe hapjen e afatit kalimtar në tregun e transferimeve.
Në Serie A, afati kalimtar zgjat deri më 18 janar, ndërsa në La Liga, Premierligë dhe Bundesligë deri më 31 janar.
Tashmë, skuadra e parë që ka kryer një transferim është West Ham, që ka prezantuar mesfushorin Samir Nasri, që në të kaluarën ka veshur fanellat e Arsenal dhe Manchester Cityt, shkruan lajmi.net.
Transferime të mëdha këtë afat nuk pritet të ketë, veçanërisht pas njoftimit të Chelsea se Eden Hazard nuk shkon askund së paku deri në verë.
Por, këtë afat mund të bëhen disa lëvizje nga skuadrat evropiane, dhe emrat më të përfolur janë:
Nicolas Pepe (Lille, 80 milionë euro)
Frenkie de Jong (Ajax, 65 milion euro)
Hirving Lozano (PSV, 45 milion euro)
Miguel Almiron (Atlanta United, 30 milion euro)
Jack Graelish (Aston Villa, 25 milionë euro)
Aaron Ramsey (Arsenal, 18 milion euro)
Nouhou Tolo (Seattle, 7 milion euro)
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin