Gjatë viteve të fundit, Vinicius Junior është ballafaquar me disa raste të racizmit por që siç duket kjo është bërë e tepërt për të.
Ai rregullisht ka kërkuar të merren masa ndaj këtyre personave dhe në prag të ndeshjes së Brazilit ndaj Spanjës më herët gjatë këtij viti, kishte shpërthyer në lot kur kishte diskutuar këtë problem.
Jude Bellingham ishte njëri prej atyre lojtarëve që e pa atë konferencë dhe tani mesfushori anglez ka folur për mikun e tij të ngushtë dhe bashkëlojtarin tek Real Madridi.
“Vini dukej shumë i mërzitur në konferencën për shtyp. Kur ai flet për racizmin, ai e bën mjaft mirë. Është e vështirë ta shoh atë kështu, Vini që unë e njoh është gjithmonë duke qeshur, duke festuar”.
“Kështu që është diçka që më prek mua. Ai madje kishte folur edhe për të ndaluar së luajturi dhe të tërhiqet nga futbolli. Ne duhet ta përkrahim atë dhe ta bëjmë të ndihet i dashur”, ka thënë Bellingham.
Reprezentuesi brazilian madje kishte kërkuar që Botërori i vitit 2030 të mos mbahet në Spanjë në rast se racizmi nuk zhduket gjatë viteve në vazhdim.
Këto komente kishin shkaktuar shumë polemika në Spanjë, por që nuk e zbeh faktin se duhet të punohet më shumë në këtë drejtim./Telegrafi/
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...