Carlo Ancelotti jep lajmin e mirë në lidhje me Jude Bellingham. Anglezi është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në kavilje në duelin e 10 shkurtit përballë Gironës.
Sfidë ku 20-vjeçari shënoi dy herë, duke ndihmuar “Los Blancos” të fitonin 4-0. Përpara ndeshjes në transfertë kundër Valencias, Carlo Ancelotti njoftoi rikuperimin e Bellingham.
“Jude është 100% gati për Valencian. Gjithçka që ai ka bërë dhe duhet të bëjë në nivel individual është e mire. Nuk ndjen më dhimbje në kavilje, është gati për lojë”, u shpreh trajneri italian.
Bellingham po shkëlqen në sezonin e parë me Realin. Mesfushori britanik duket sikur ka vite që luan në “Santiago Bernabeu”, teksa është shndërruar në një goleador.
Deri në këtë fazë të sezonit numëron 20 gola dhe 8 asiste në të gjithë kompeticionet me rekordmenët e futbollit iberik.
Reali kryeson La Ligan me 6 pikë më shumë se Girona ndjekëse, duke qenë në rrugën e duhur për të fituar titullin e 36-të në histori./Ss
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër
Në 13 vite emigruan 550 mijë të rinj italianë, gjysma e të c...
Fero tregon si e zgjodhi rastin me vajzën e tij