Erza Muminoviq garon sërish për medalje, ndeshet në gjysmëfinale

18:36 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Erza Muminoviqi po garon edhe sot në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018. Xhudistja kosovare është përzgjedhur në njërin nga ekipet mikse të formuara nga organizatorët. Ekipet janë emërtuar në emër të Lojërave Olimpike.

Erza ndodhet në ekipin Rio de Janeiros. Ekipi i saj mundi Sydneyn në 1/8 e finales, kurse në çerekfinale mposhti Atlantan.Erza fitoi luftën e parë ndaj rumunes, Giorgia Hagianu, e cila përfaqësoi ekipin e Sydneyt, ndërsa u mposht nga Vusala Karimova e Azerbajxhanit.

Xhudistja nga Peja ka gjasa të fitojë edhe një medalje, këtë herë në ekipore për Rio de Janeiron, pasi ndodhet në gjysmëfinale. Gjysmëfinalet zhvillohen prej orës 20:00 me kohën tonë lokale, ndërsa në 15:00 me kohën lokale të Argjentinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme