Erza Muminoviq ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në sportin e xhudos, ku gjatë ditës së sotme ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për grupmoshat U-23.
Ajo garon në kategorinë deri në 52 kilogram, shkruan Arbresh.info.
Xhudistja kosovare në garën për vendin e tretë e ka mposhtur garuesen polake, Oliëia Kutyla.
Garat e nisi shumë mirë ku në ndeshjen e parë mposhti me tri dënime për Ippon, garuesen nga Azerbajxhani Khadizha Gadashova.
Kurse në çerekfinale mposhti me Ëazaari garuesen nga Rumania, Luciana Catana.
Mirëpo ai u ndal në gjysmëfinale nga spanjollja, Ayumi Leiva Sanchez, ku ia mohoi finalen xhudistës kosovare, por pavarësisht kësaj, Erza, nuk u dorëzua dhe në repesazh fitoi vendin e tretë.
Ky Kampionat Evropian është duke u mbajtur në Pila të Polonisë./Arbresh.info
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...