Sulmuesi gjakovar i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, mungoi në miqësoret e qershorit, për shkak dëmtimi, por tregoi se është shumë pranë rikuperimit të plotë dhe se do të jetë i gatshëm në shtator.
Eros Grezda ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin dedikuar Botërorit “Ruski Bar”, në Supersport 2, ku diskutoi jo vetëm për “Rusi 2018”, por edhe për formën e tij sportive.
“Rikuperimi ka ecur vërtetë mirë. kemi 10 ditë që kemi nisur përgatitjet në fushë dhe në muajin shtator do të jetë e sigurt që do të jem në dispozicion të Panuccit dhe Shqipërisë”, deklaroi Grezda.
Sulmuesi shqiptar është në qendër edhe të merkatos, pasi me shumë gjasa do të largohet nga kampionati kroat këtë verë, për të shkuar në një kampionat më të fortë.
“Jam ende në fazë rikuperimi, por edhe merkatoja vijon, Duhet të jem në 100 % dhe pastaj të shohim se çfarë do na sjellë e ardhmja. Bundesliga është kampionati ku unë mendoj se do të ndihesha më mirë, por jam i hapur për një aventurë në kampionatet kryesore të Europës”, tha Eros Grezda.
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të