Eros Grezda i shënon Dinamos së Zagrebit në humbjen 2-4 të Osijekut. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi golin e parë për skuadrën e tij dhe të parafundit të sfidës, realizim ky që nuk ndikoi shumë në rrjedhën e lojës, sepse ishte vonë për skuadrën vendase të mendonte përmbysjen.
Deri në minutën e 68-të Dinamo e Zagrebit kishte shënuar katër gola me Soudani, Olmo dhe Ademin (realizoi dygolësh).
Gezda e gjeti rrjetën në të 77-ën, me një goditje të fortë në hyrje të zonës, pasi rrëzoi në tokë mbrojtësin kundërshtar me lëvizjet e tij dribluese, ndërsa dy minuta më vonë Boban shkurtoi në 2-4.
Për Grezdën ky ishte goli i pestë në 17 ndeshje me Osijekun në kampionatin kroat në këtë sezon.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...