Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se presidenti i shtëpisë evropiane të futbollit UEFA, Aleksander Ceferin, ka lidhje me Kosovën, pasi që babai i tij kishte qenë avokat i përfshirë në rastin e Azem Vllasit në Kosovë.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ftoi në takim përfaqësuesit e të gjitha 55 Federatave anëtare, Shoqatës së Klubeve Evropiane, Ligave Evropiane dhe Unionit të Futbollistëve Botërore (FIFPro). Ky takim ishte ftuar ta diskutuar përgjigjen e futbollit ndaj krizës së koronavirusit, që i ka ndalur përkohësisht pothuajse të gjitha garat në Evropë.
Për shkak se Kampionati Evropian u vendos të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit 2021, e jo në vitin 2020 siç ishte planifikuar fillimisht, edhe ndeshjet e play-offs për këtë garë janë shtyrë.
Kosova ishte e supozuar të luante kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të play-offs më 26 mars, ndërsa nëse e fitonte këtë përballje në Shkup do të kualifikohej në finalen e madhe të 31 marsit, kur do të luante si mysafire ose kundër Gjeorgjisë, ose kundër Bjellorusisë. Megjithatë, kjo ndeshje u shty për në qershor.
Kur u pyet se a u morën vendime më të mira të mundshme në takimin e së martës, Eroll Salihu tregoi se Ceferin vjen nga një familje avokatësh, që ka ndërlidhje edhe me Kosovën, dhe di të marrë vendime të duhura në kohën e duhur.
“Ceferin është një avokat i njohur dhe po e tregoj pak edhe të kaluarën e tij. Edhe babai i tij ka qenë i involvuar në Kosovë, kur u mbrojt Azem Vllasi. Pra ai rrjedh nga një familje avokatësh. Ai di të marrë vendime të duhura në kohën e duhur”, ka thënë Salihu në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...