Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka marrë pjesë në Komitetin Ligjor të UEFA- si anëtar i rregullt i këtij komiteti, njofton FFK shkruan arbresh.info.
Në këtë mbledhje së pari Komitetin dhe në veçanti tre anëtarët e rinj, në mesin e tyre edhe sekretarin Salihu i ka përshëndetur presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Çeferin, i cili u ka uruar punë të mbarë Komitetit dhe suksese anëtarëve të rinj.
Ndërsa, Komiteti Ligjor ka vazhduar punën me diskutimet për çështjet ligjore të rëndësishme që rregullojnë shumë fusha në futbollin evropian me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të lojës së futbollit në aspektin ligjor dhe infrastrukturës ligjore.
Po ashtu edhe presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri po merr pjesë në takimin e Komitetit të futbollit të UEFA-s. /arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...