Eroll Salihu që më parë ka qenë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, ka shkruar një letër që i është adresuar kryetarit të FFK-së, Agim Ademit dhe Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ku thotë se shpallja e zgjedhjeve është e jashtëligjshme.
Në një letër të gjatë të bazuar në rregullore dhe statute ligjore, ai ka thënë se thirrja e Kuvendit Zgjedhor është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.
Letra është dërguar në adresë të kryetarit Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Salihu aktualisht është pjesë e FFK-së dhe mban postin e drejtorit të përgjithshëm sportiv dhe atë të këshilltarit të lartë ligjor në FFK
“Vendimi i shpallur dje në web-faqen zyrtare të FFK-së tregoi edhe një herë për moskokëçarjen tuaj as për Statut, as për Ligj e lere më për norma etike e morale apo ‘për të mirën’ e futbollit siç e quani ju nganjëherë. Nuk mund ta kuptojë këtë shkelje pa kurrfarë baze dhe nevoje”.
“Zgjedhjet për kryetarë dhe anëtarë të KE-së duhet të jenë të shenjta sepse vota e lirë është instrumenti më demokratik për ata që harxhojnë mijëra e disa edhe miliona euro. Thirrja e këtij Kuvendi zgjedhor në mënyrë të jashtë ligjshme është e tillë sepse:
Kuvendi zgjedhor është i paracaktuar me datë 3 Korrik 2022 kur mbushen 4 vjet;
Formalisht, Kuvendi duhet të thirrët 2 muaj më herët;
Mandati i kryetarit zgjatë 4 vjet e jo 3.5 vjet;
Mandati i kryetarit përfundon me vdekjen e tij, me dorëheqje, me shkarkimin e tij nga Kuvendi i FFK-së, me dënimin e Gjykatës me Akt-gjykim të plotfuqishëm (gjë që ka ndodhur) apo ndonjë rast tjetër të paraparë me Ligj;
Në këtë rast mund të konvokohet vetëm Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor dhe atë nëse ndonjë kusht i lartpërmendur është imponuar. Askund nuk shkruan se Kuvendi zgjedhor i rregullt mund të mbahet më herët, dhe më e rëndësishmja,
Në muajin Korrik struktura e delegatëve ndryshon: ekipet e Superligës bien nga liga dhe u mbetet vetëm nga një votë ndërsa ekipet që hyjnë e kanë një votë më shumë”, shkruhet në letrën e Salihut drejtuar Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Telegrafi ka siguruar letrën e dërguar nga Eroll Salihu, ku më poshtë mund ta lexoni të plotë. /Telegrafi/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...