Sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”, do të jetë gati për ndeshjet e marsit që Kosova do t’i zhvillonë me Danimarkën dhe Bullgarinë.
Ditë më parë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, bëri të ditur se shtëpia e futbollit ka marrë vërejtje nga UEFA për gjendjen jo të mirë të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në prag të dy ndeshjeve që Kosova do t’i zhvillojë më 21 mars në miqësore ndaj Danimarkës dhe më 25 mars kundër Bullgarisë, e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2020”.
“Mendoj se fusha do të jetë gati për ndeshjet e marsit, për këtë arsye kemi shtyrë lojë të IPKO Superligës, Prishtina – Flamurtari”, tha Salihu.
“Vazhdimisht po punohet, dhe besojmë që do të jetë gjithçka në rregull deri më 21 mars”, deklaroi ai.
Më 21 mars, Kosova do të përballet në miqësore me Danimarkën, kurse më 25 mars, “Dardanët” nisin rrugëtimin për Euro 2020 dhe do të presin në Fadil Vokrri, Bullgarinë.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës