Eroll Salihu flet për lëndimin e Milot Rashicës

11:26 | 19 Gusht 2019
Arbresh.info

Milot Rashica ka pësuar një lëndim dje në ndeshjen e parë të Bundesligas në fanellën e Werder Bremenit duke e lënë fushën me ndihmën e mjekëve, shkruan Zëri.info.

Sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu në emisionin “2 me 1”, ka sqaruar deri dikur situatën e Milot Rashicës duke thënë se beson se ai do të jetë me ne në ndeshjen ndaj Çekisë dhe Anglisë që luhet në shtator.

“Kemi kontaktuar sot me Milotin dhe ne besojmë shumë se ai do të jetë me ne në ndeshet e shtatorit. Miloti është shumë i fortë dhe e di rëndësinë e ndeshjes që kemi dhe besojmë tek ai, edhe pse ende nuk e di saktë se për çfarë lëndimi bëhet fjalë. Besojmë dhe shpresojmë se edhe lojtarët e tjerë të lënduar si Hekuran Kryeziu e Arbër Zeneli të jetë shpejt me ne”, ka thënë Salihu./Zëri.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme