Google ADS

Ernesto Valverde shkarkohet pas humbjes nga Liverpooli? Presidenti i Barçës me paralajmërim

10:32 | 8 Maj 2019
Arbresh Info

E ardhmja e Ernesto Valverdes si trajner i Barcelonës mund të jetë në dyshime nëse komentet e Josep Maria Bartomeut në lidhje me disfatën e tyre në Liverpool merren seriozisht.

Barcelona shkoi në Anfield me një epërsi të thellë prej tri golash dhe ishin favorit të mëdhenj për të vazhduar tutje në finalen në Madrid më 1 qershor, transmeton portali arbresh.info. Por, Lionel Messi dhe bashkëlojtarët keqpërdorën avantazhin e tyre duke pësuar katër gola në Merseyside si dhe duke u eliminuar nga Liverpooli me rezultat 4 me 0.

Pas kësaj disfate reagoi edhe presidenti i gjigantit spanjoll Bartomeu, i cili dha një intervistë për rrjetin spanjoll Moviestar Plus.

“Tjetër goditje, ne e pësuam një vitin e kaluar kundër Romas. Ndihem keq për tifozët, partnerët dhe unë duhet të uroj Liverpoolin sepse ata kishin një ndeshje të mrekullueshme. Është vështirë për ta shpjeguar”, tha Valverde, transmeton portali arbresh.info.

“Sot ata pësuan katër gola duke na kaluar neve dhe ne jemi të eliminuar”

“Ne jemi në një moment të nxehtë pas disfatës dhe unë nuk preferoj të jap shpjegime tani. Tani, ne duhet të ngrihemi të gjithë lartë dhe të kthehemi në rrugë sepse ne kemi për të luajtur edhe në finale të Kupës së Mbretit”

“Do të jenë disa ditë të vështira, por ne duhet të tentojmë sërish”

“Do të ketë kohë për të reflektuar në atë se çfarë shkoi keq dhe për të shpjeguar gjërat. Është edhe një finale e kupës për tu luajtur brenda tri javëve”

“E njëjta gjë ndodhi në Romë vitin e kaluar. Është vështirë për tu shpjeguar. Ne do ta bëjmë këtë nga brenda”

“Bordi do të bëjë një reflektim të thellë rreth asaj se çfarë ndodhi këtu”, përfundoi Bartomeu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme