Google ADS

Ernesto Valverde: Lionel Messi gjithnjë e më e mirë

22:10 | 16 Qershor 2017
Arbresh Info

Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë që Lionel Messi vazhdon të bëhet gjithnjë e më i mirë dhe ka një aftësi të shkëlqyer për të vazhduar përmirësimin në mënyrë konstante.

“Çdo ditë ai iu befason juve, ai pa diskutim është lojtari më i mirë në botë dhe unë jam i ngazëllyer për të udhëhequr atë”, tha Valverde për ‘Barca TV’, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Sa kushton superylli Cristiano Ronaldo?

“Ai do të bëjë diçka të jashtëzakonshme një ditë, më pas ditën tjetër ju ndihmi që ai nuk mund të bëjë diçka tjetër, por ai vazhdon të përmirësohet”

“Kur dikush përsëritë gjërat më të mira vazhdimisht atëherë ju në një moment mendoni që kjo është e papërsëritshme, por ai vazhdon të bëhet gjithnjë e më i mirë. Ne ende jemi duke pritur për më të mirën”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme