Google ADS

Ernesto Valverde i mahnitur nga debutimi i Ansu Fatit ndaj Betisit

17:27 | 26 Gusht 2019
Arbresh Info

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde kishte plot lëvdata për talentin e skuadrës, Ansu Fati pas fitores 5-2 ndaj Real Betis.

Lojtari që rrjedh nga akademia e La Masia u inkuadrua nga banka rezervë për 15 minutat e fundit të ndeshjes në Camp Nou, duke u bërë lojtari më i ri që debuton te katalunasit që nga viti 1941 – në moshën 16 vjeçare dhe 298 ditë.

Fati i bëri përshtypje ish-trajnerit të Athletic Bilbaos edhe pse ishte i pafat për të mos shënuar një gol në debutimin e tij edhe pse disa herë ishte shumë afër.

“Ai është një lojtar shumë i qetë. Luajti me të vërtetë mirë dhe unë prisja që ai të kishte një ndikim – kjo është arsyeja pse unë e solla atë”, ka thënë Valverde pas ndeshjes.

“Por, cilësia e tij shtesë na ka befasuar sot. Ai është i ri, por ne mendojmë se ai mund të na ndihmojë këtë sezon”, ka shtuar më tej trajneri i Blaugranasëve.

Valverde pritet të jetë pa Luis Suarez dhe Ousmane Dembele për të paktën tre javë të tjera për shkak të lëndimit, me Lionel Messin që do të rikthehet në xhiron e tretë në La Liga. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme