Ernest Daka, më i miri në garën e tretë të kampionatit të Kosovës në automobilizëm

22:31 | 28 Korrik 2019
Arbresh Info

Ka vazhduar edhe sot gara e Kampionatit të Kosovës në automobilizëm dhe është mbajtur në shtegun e Brezovicës. Kjo ishte gara e tretë e disiplinës malore për këtë vit.

Gjithashtu, ky shteg është i gjatë 7.7 kilometra dhe gara e sotme është zhvilluar me vetëm një vozitje.

Më i miri i kësaj gare ishte vozitësi Ernest Daka i cili me veturën e tij BMW 325i ka arritur që këtë shteg ta kalojë për 4 minuta e 57 sekonda, raporton Koha.net. Pas tij, këtë shteg e ka kaluar për 5 minuta e 0 sekonda vozitësi Besfort Bunjaku me veturën Opel Astra SP.

Ndërsa vendin e tretë në këtë garë e ka zënë Valon Jaha me BMW për 5 minuta e 1 sekondë.

Për këtë garë, po ashtu, Federata e Auto Sportit të Kosovës ka angazhuar 33 zyrtarët e saj të cilët së bashku me Policinë e Kosovës, Ndihmën e Shpejtë, Brigadën e Zjarrfikësve dhe Auto Klubin “Ferizaj” kanë bërë gjithçka të mundur që gara të rrjedhë sa më mirë.

Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme