Grasshopper ka njoftuar se Ermir Lenjani është larguar nga klubi pas përfundimit të kontratës.
Lojtari shqiptar kishte marrëveshje me klubin zviceran deri në fund të këtij sezoni, por që nuk arritën marrëveshje për një rinovim.
“Në fund të sezonit, Grasshopper Club Zurich do t’u thotë lamtumirë 9 lojtarëve të ekipit të parë që nuk kanë rinovuar kontratën me klubin ose po kthehen në klubet e tyre pas huazimit”.
“Mateo Matic është një nga pesë profesionistët që do të largohen nga klubi kur të skadojnë kontratat e tyre, së bashku me Ermir Lenjani, Nuno da Silva, André Santos dhe Brayan Riascos”, thuhet në njoftimin e tyre.
Lojtari 32-vjeçar do të jetë në kërkim të një aventurë të re, por që ende nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij. /Telegrafi/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...