Agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola e ka këshilluar klientin t’i bashkohet Manchester United.
Haaland është një ndër sulmuesit që ka befasuar të gjithë me formën e tij dhe po kërkohet nga shumë gjigantë evropian, transmeton portali arbresh.info.
19-vjeçari ka arritur të shënojë 28 gola në 21 ndeshje për klubin austriak, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen e Real Madrid, Bayern Munich dhe Juventus.
Mirëpo, trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer po kërkon me patjetër të ribashkohet me norvegjezin, të cilin e ka trajnuar në Molde.
Javën e kaluar është raportuar se klauzola e lojtarit është 20 milionë euro, andaj bashkimi në “Old Trafford” është shumë i lehtë.
Sipas The Athletic, agjenti Raiola ka kërkuar nga klienti i tij t’i bashkohet “Djajve të Kuq”./arbresh.info.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...