Erling Haaland ka vazhduar me formën e tij fantastike në garën më prestigjioze në nivel klubesh Champions Leaggue.
Ai ka realizuar gol në ndeshjen e mbrëmshme të Manchester Cityt ndaj Slovan Bratislavas, të cilën anglezët e fituan me rezultat 0-3, shkruan Arbresh.info.
Norvegjezi realizoi golin e tretë në këtë sfidë.
Ky gol i sulmuesit të Cityt ishte shumë i veçantë për të, pasi ka arritur një statistikë të hatashme.
Haaland tani ka më shumë gola të shënuar në Champions League se sa ndeshje të luajtura.
24-vjeçari ka shënuar 42 gola në 41 paraqitje.
Kujtojmë se përveç me Manchester Cityn në këtë kompeticion ai ka djersitur edhe fanellën e Dortmundit dhe Salzburgut duke lënë gjurmë të mëdha./Arbresh.info
View this post on Instagram
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...