Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ndoshta është duke i pëlqyer mundësia e kalimit të Real Madridi.
Norvegjezi në rrjetin social, Instagram pëlqeu një foto të “Santiago Bernabeu” mbushur me borë dhe kjo i ka mjaftuar gazetarëve spanjoll të nisin spekulimet, përcjellë lajmi.net.
Haaland është mik i mirë me mesfushorin e Realit, Martin Odegaard me të cilin është bashkëlojtarë të Kombëtarja e Norvegjisë.
Këtë edicion, Haaland ka shënuar 19 gola në 16 ndeshje, derisa Reali ka nevojë për një golashënues që të ndjek hapat e Cristiano Ronaldos.
Ideja e Realit thuhet se është transferimi i Kylian Mbappes dhe Eduardo Camavingas në verë, derisa për Haaland do provojnë në vitin 2022.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...